(Foto:ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)

Nga: BREITBART LONDON

ROME (AP) – Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shkarkuar një zv.ministër nga partia e krahut të djathtë Lega në qeverinë e tij të koalicionit te vështire populist i cili është nën hetim për korrupsion.

Një mbledhje e qeverisë të mërkurën ka vendosur të heqe Armando Sirin, një zëvendësministër për transportin, i cili ka mohuar çdo keqbërje.

Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio tha pas takimit se “politikanët duhet të veprojne perpara se te veproje gjyqësori” në hetime lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Di Maio, i cili kryeson lëvizjen populiste 5-Yje në koalicionin Conte, kishte kërkuar më parë dorëheqjen e Sirit. Por partia e Lega-s kishte qëndruar pranë Sirit, duke thënë se kishte “besim të plotë” tek ai.

Ish partitë rivale formuan një qeveri koalicioni vitin e kaluar.

Veritas.com.al/