JOEL B. POLLAK

Ish Zëvendës presidenti Joe Biden thuhet se do të njoftojë këtë javë se Tony Blinken, i cili mbështeste idenë e “ndërhyrjes Ruse” do të ishte Sekretari i tij i Shtetit.

Bloomberg News raportoi të Dielën në mbrëmje:

Presidenti i zgjedhur Joe Biden synon të emërojë këshilltarin e tij prej një kohe të gjatë Antony Blinken si sekretar të Shtetit, sipas tre personave familjarë me këtë çështje, duke vendosur të mbledhë kabinetin e tij edhe para se Donald Trump të pranojë humbjen.

Përveç kësaj, Jake Sullivan, dikur një nga ndihmësit më të afërt të Hillary Clinton, ka të ngjarë të emërohet këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden, sipas dy personave familjarë me këtë çështje. Një njoftim pritet të martën, thanë personat.

Blinken, i cili shërbeu si zëvendës sekretar i shtetit dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare nën Presidentin Barack Obama, ka qenë gjithashtu një shkrues i opinioneve në New York Times dhe një “analist i çështjeve globale” për CNN. Në atë cilësi, ai mbështeti mashtrimin e “bashkëpunimit me Rusinë”.

Siç raportoi Breitbart News në 2017, Blinken tha për CNN: “Marrëveshja e vazhdueshme e presidentit me planet e Rusisë është vërtet goditëse, e qëllimshme ose jo”. Ai tha se Rusia kishte hedhur dyshime për zgjedhjet dhe institucionet Amerikane.

(Më pas, një hetim nga Këshilltari Special Robert Mueller nuk gjeti prova të ndonjë bashkëpunimi midis Rusisë dhe fushatës Trump.)

Blinken gjithashtu i kërkoi falje në fillim të këtij viti radikales së krahut te majtë anti-Izrael Linda Sarsour, e konsideruar nga shumë kritikë (madje edhe nga e majta) si një antisemite, pasi fushata e Biden u përpoq të distancohej nga pikëpamjet e saj.

Ai është gjithashtu i martuar me Evan Ryan, një ish ndihmëse e Zonjës së Parë të atëhershme Hillary Clinton. Ryan punoi për Clinton në një kohë kur shefja e stafit të Clinton, Margaret Williams, pranoi se kishte marre një donacion fushate nga sipërmarrësi Johnny Chien Chuen Chung.

Chung tha se donacioni kishte për qëllim të ndihmojë Clinton të paguante pritjet e Krishtlindjeve për Komitetin Kombëtar Demokratik në Shtëpinë e Bardhë, në këmbim të “trajtimit VIP për një vizite te delegacionit të biznesmenëve kinezë”, sipas Los Angeles Times.

Biden pritet të emërojë disa kandidatë të mundshëm të Kabinetit në ditët në vijim.

VERITAS.COM.AL