Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj në një konferencë për media ka bërë me dije se Kushtetuesja nuk ka çështje të prapambetura. Ndërsa bëri bilancin e punës së kësaj gjykate gjatë 2023-shit, Zaçaj shprehu pakënaqësi në lidhje me buxhetin.

Ajo theksoi se ndonëse me buxhet të pamjaftueshëm, Kushtetuesja ka ndërmarrë nisma konkrete në përmirësimin e veprimtarisë funksionale në disa drejtime.

54 kërkesa gjatë nëntor-dhjetor 2023 në fazë shqyrtimi paraprak. Nuk ka stok çështjesh të prapambetura. Gjatë 2023, janë arsyetuar 353 vendime prej të cilave 70 vendime përfundimtare; 38 vendime moskalimi të mbledhjes së gjyqtarëve; dhe 245 vendime moskalimi të kolegjeve të gjykatës.

Gjykata ka bërë përpjekje për përmbushje objektivash strategjikë dhe institucional me qëllim dhënin e një drejtësie kushtetuese funksionale.

Edhe pse me buxhet të pamjaftueshëm për nevojat e saj, Gjykata Kushtetuese me një vizion të ri të trupës ndërmori nisma konkrete për përmirësimin e veprimtarisë funksionale në disa drejtime”, tha ajo.