Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë. Një nxënës i vitit të tretë në shkollën e mesme Qukës të Librazhdit, është hedhur nga Ura e Bushtricës, me lartësi 50 metra.  Ai e kreu aktin e vetëvrasjes menjëherë sapo doli nga mësimi në shkollë.

I riu ka humbur jetën menjëherë.

Policia nuk ka dhënë akoma detaje mbi ngjarjen.

UPDATED:

18-vjeçari që i dha  fund jetës sot në mesditë në Urën e Bushtricës është identifikuar si  Fatjon Feci, nxënësi i vitit të tretë të shkollës së Mesme Qukës i ka dhënë fund tragjikisht jetës sot duke u hedhur nga Ura e Bushtricës.

Nga të dhënat e para mësohet se nëna e djalit i kishte kërkuar sot mësueses që ‘ta kishte në kujdes’, pasi ai nuk ndihej mirë.

“Nuk e di çfarë pati, filloi të ishte agresiv, nuk më lejonte ti afrohesha, një shoku i tij më tha se shoqërohej me një dy djem të rinj që nuk dihen së kush janë edhe “shkonin çdo ditë nga Ura e Bushtricës” rrinin gati një orë e ktheheshin në shkollë.

Një natë erdhi nga ora 04:00 e mëngjesit edhe ishte bërë gjithë baltë, nga fytyra u merakosa edhe shkova në shkollë sot për t’i thënë mësuesit ta kishin në qendër të vëmendjes sepse nuk më dukej normale sjellja e tij.

Ai ndryshoi, mezi e kam rritur nuk e di çfarë m’i kanë bërë djalit. Ai nuk do ta bënte kurrë atë veprim, të vriste vetën, i lutem policisë të zbardhi ngjarjen”-thotë mamaja e Fatjon Feci.

Shokët e tij shprehen se që nga koha që ai filloj të shoqërohej me ata dy djem të panjohur që vinin fiks në orën 10:30 të paradites, ai filloi të mos të shoqërohej me ne deri sa marrim vesh që kishte vrarë veten.

“E kam pasur shumë shok, rrinim bashkë, hanim bashkë, i tregonim çdo gjë njëri tjetrit, mirëpo erdhi një kohë që ai nuk më fliste më. Filloi të bëhej agresiv edhe shumë i dhunshëm. Unë nuk e mendoja kurrë se mund të ndodhte kjo që ai bëri.

Ai filloi të shoqërohej me disa të panjohur që takoheshin vazhdimisht madje sot nuk e pashë në shkollë deri sa mora vesh lajmin që është hedhur nga ura. Unë e njoh Fatjonin,ishte tip i urtë, asnjëherë agresiv, nuk e kuptoj pse duhet të merrte një vendim kaq të tmerrshëm”-shprehet një shokë ti i klasës në shkollën e Mesme Qukës.

Mendohet se rënia e tij ka qenë e menjëhershme dhe ata dyshojnë se i riu u hodh vetë nga lartësia e madhe prej Urës së Bushtricës.

Policia dhe hetuesit nuk gjetën shenja dhune mbi trupin e tij. Megjithatë po hetojnë se cilat ishin shkaqet që e dërguan atë të ndërmarrë aktin fatal .Për këtë qëllim po merren në pyetje të afërm dhe familjarë e të ndierit.

 

Veritas.com.al/