Presidenti Ilir Meta duket se e ka seriozisht luftën kundër Edi Ramës dhe duket se është ai timonieri I opozitës në këtë moment duke lënë në hije të gjithë, përfshi këtu dhe vet Lulzim Bashën. Pasi anulloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk ngurroi të kërcënojë këdo që nuk e zbaton dekretin e tij, Meta ka marrë hapin e radhës në një “lojë shahu” politike mes dy politikanëve të peshave të rënda, Meta dhe Rama.

Meta sigurisht që ka ndjerë një presion të madh ditën e djeshme pasi seanca plenare e thirrur nga kreu I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Rezoluta e propozuar për rrëzimin e dekretit të Metës kaloi në parlament me 100 vota duke e trembur kështu Presidentin, sepse kaq vota jo vetëm mjaftojnë, por janë shumë më tepër seç duhen për ta shkarkuar atë përfundimisht nga detyra, me lajmin e fundit që doli që Brenda korrikut Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

Mesa duket Meta vetëm për të ruajtur figurën e tij do ta çojë vendin në një krizë të plotë duke shpërndarë parlamentin dhe duke krijuar kushtet për zgjedhje të parakohshme të cilat do të jenë të pashmangshme. Shpërndarja e parlamentit do të ishte akti i fundit i presidentit dhe megjithëse ka shumë zëra dhe burime të besueshme zyrtare që thonë për hapin ekstrem të Ilir Metës.

Nga ana tjetër shumë skeptikë e shikojnë si një presion të presidentit dhe e kanë të vështirë ta besojnë se Ilir Meta do të hidhte këtë hap ekstrem, megjithëse të gjitha informacionet që shpërndahen qofshin dhe nga burime zyrtare apo jo, tregojnë se Ilir Meta është drejt vendimit për të shpërndarë parlamentin, gjë e cila do të sillte edhe përshkallëzimin e përplasjeve mes kreut të shtetit dhe mazhorancës.

Frika nga drejtësia që po vjen aq më tepër me plasjen e skandalit me lobimet ruse e kanë tronditur Metën jo vetëm për pozitën por edhe për ekzistencën e tij në skenën e madhe dhe I ka ngritur hijet e një fundi të tmerrshëm. Meta do të krijojë tymnajë për të shpëtuar askënd më tepër se veten e tij, duke përdorur çdo kënd, edhe vet opozitën, pasi vetëm ai di të bëjë veprime kaq të forta politike, ndryshe nga Basha që herët e fundit thjesht ka dështuar. /Pamfleti/