Sot i është dhënë lamtumira artistit, valltarit dhe koreografit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve, Rexhep Çeliku. A u nda nga jeta para kohe, duke mbajtur nderin e  “Mjeshtrit të Madh” dhe të “Nderit të Kombit”, dekorata të akorduara nga Presidenti i Republikës.

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe sot në nder të solistit të parë dhe koreografit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Rexhep Çeliku u nda nga jeta dje për shkak të një sëmundje të rëndë.

Meta tha se valltari siç e kishte mbiemrin Çeliku mundi sëmundjen e poshtër kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit Kombëtar.

“Luftoi me një sëmundje të poshtër të cilin ai e mundi kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit. Ky njeri kishte tre vjet që luftoi me sëmundjen.  Aty e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për vendin dhe artin. Ai do të jetë burim frymëzimi për artistët tanë më të rinj sepse skena jonë do ta ndjejë gjatë mungesën e tij”.

Veirtas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.