Dalina Fico është një intelektuale e njohur, shefe për shumë vite në punët e Fondacionit Soros si këtu edhe në Maqedoni, ish grua e Edi Ramës.

Ajo flet hapur dhe nuk ia përton gjithkujt që prek endërren e saj europiane. Ajo ka jetuar disa vite në Europë dhe ia njeh vlerat kulturore e emancipuese europianëve, prandaj mbetet stoike në qëndrimin e saj. Sot ajo u është turrur gjithë atyre që janë gëzuar se kancelarja Merkel nuk tha “po” kryeministrit shqiptar. Ja se ç’shkruan ajo në facebook:

 Nga Dalina Fico.

‘Se si mund te gezohesh qe bashkekombasit e tu mund te mbeten mbrapa ne procesin e integrimit ne BE – kete nuk ma ha truri fare, po fare!

Dhe ky gezim cinik – shpresoj, krejtesisht i gabuar – vjen nga njerez qe parate e tyre, vilat ne zona ekskluzive jashte Tiranes dhe apartamentet duplex, makinat e shtrenjta, shtepite e dyta, emrin profesional, shkollat e shtrenjta te femijeve, i kane bere pikerisht ne kete vend, shpesh ne kurriz te shumices se heshtur qe ka derdhur djerse, ka sakrifikuar, ka zgjeruar me shume mund ate biznesin e vet, shumice, e cila do te perfitonte shume nga pershpejtimi i integrimit ne BE, sepse, mbi te gjitha, kjo do te thoshte sundim me i mire e me i forte i ligjit, gje, e cila, nuk do t’i lejonte me pashallaret blu, te verdhe, apo jeshile te Shqiperise te fryhen si kaposha mbi plehun e pasurive, te mediokritetit dhe te shpirtvogelsise, mbi te cilin e kane ndertuar dhe e jetoje jeten.

Edhe nje here: Ketyre tipave, ju zente gryken buka e ketij vendi!”. (Nga KJ)

Veritas.com.al/