Dy punonjës policie janë plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë.

 Burime për Top Channel bëjnë me dije se në rrethana ende të paqarta, dy punonjësit e policisë janë plagosur me armë zjarri në këmbë.

Janë plagosur me armë zjarri efektivët e të patrullës së policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen.

VERITAS.COM.AL