Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koqari janë shëruar dhe po ashtu edhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

“Lajme të mira për stafet mjekësore. Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga COVID-19.

Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë shëruar nga COVID-19. 248 pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me COVID-19”, shkruan Manastirliu.

VERITAS.COM.AL/