(FOTO: Mariah Carey gjatë spektaklit të të shtunës)/

Mariah Carey dështoi në spektaklin në prag të vitit të ri. Të shtuan në mbrëmje, në një performancë të vitit të ri kushtuar Dick Clark humbi ritmin dhe bëri fiasko në koncertin “New Year’s Rockin’ “Dick” Clark Jr ose Richard Augustus Wagstaff, është emri i një ikone të kulturës amerikane dhe personalitet i televizionit që nuk jeton që prej vitit 2012.

Mariah Carey dështoi në koncert për shkak të një defekti teknik, që bëri që të prishet gjithë sinkroni.

Ylli i muzikës pop, Carey, ndaloi të kënduarit teksa performonte në këngën “Emotions” dhe i ka kërkuar publikut që të këndonte tekstin e  këngës në vend të saj.

Renditja e fjalëve u prish në këngën që vinte më pas, me titull “We Belong Together,” por ajo ndaloi performancën në mes të këngës, sepse zëri nga regjistrimi teknik vinte vonë pas saj.

“Po përpiqem ta kaloj me sportivitet” tha Carey shumë e irrituar.

/Veritas.com.al/