Kryeministri, Edi Rama, vizitoi sot kantierin e lagjes së re në Fushë Krujë, ku pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ndërtimin e banesave individuale për familjet e mbetura pa shtëpi në natën tragjike të 26 nëntorit.

Shefi i qeverisë kërkoi angazhim maksimal nga firma ndërtuese.

“Pavarësisht motit do të punojmë pa pushim. Pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonë me ndalimin komplet nga karantina e përgjithshme. Vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet të bëjmë. Nuk duhet të vonohemi më tutje sa të kemi mundësi” tha Rama.

Nga inxhinierii punimeve mori garancinë se brenda një muaji e gjysmë do të nisë puna edhe për ndërtimit e pallateve të reja.

Edhe pse moti nuk e favorizoi gjatë inspektimit, pasi shiu binte curril, Rama nuk preferoi të mbante çadër por kishte hehdur mbi kokë kapuçin e xhupit.

Po kështu kryeministri ishte kujdesur që të vendoste maskën edhe jashtë përpara se vendimi të hyjë në fuqi. Ajo binte në sy për trëndafilin e madh të kuq.

Shefi i qeverisë nuk kurseu edhe kritikat ndaj kryebashkiakut Artur Bushi që e shoqëronte.

“Duhet të vësh maskën, është me detyrim kudo përveçse në shtëpi”, i tha Rama.

Ai ka thënë se 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës, do të shtrihen në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së fëmijëve, prindërve, gjyshërve, që së shpejti do të banojnë në lagjen e re

**qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara🐕‍🦺🐕🦮🦮🐕‍🦺🐕‍🦺

#KrujaqëDuam ⛰🏡🏘🏰

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱

VERITAS.COM.AL/