The First Lady, Melania Trump ka fituar një  shumë të konsiderueshme parash në një ujdi të bërë me një bloger nga Maryland, i cili publikoi akuza që e fyenin Melaninë duke pretenduar se ajo merrej me prostitucion, raporton New York Post.

“Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara ka bërë kërkesën për gjyq ndaj Webster Griffin Tarpley nga Maryland,” tha Matthew Blackett, një nga avokatët e Melanisë.

“Zoti Tarpley ka tërhequr mbrapsht këto akuza dhe i ka kërkuar falje Zonjës Trump dhe familjes së saj, dhe ka pranuar të paguajë një shumë parash si marrëveshje me të,” ka thënë Blackett për shtypin.

Në deklaratën e tij, të marrë nga Post, Tarpley tha se ai kishte postuar një artikull “plot me broçkulla dhe fakte të pavërteta” rreth Melanisë pa “baza legjitime” dhe i kërkoi falje Zonjës së Parë.

Marrëveshja u bë në më pak se dy javë pasi Gjyqtari i Rrethit të Montgomery nuk i pranoi argumentet e avokatëve të Tarpley-t, të cilët kërkonin tërheqjen e padisë, raporton gazeta Wrap.

Avokatët e Tarpley-t shpjeguan se kërkesa për padi e kryer nuk i përmbushte standardet e “diçkaje vërtet të pahijshme” apo ofendimi kundrejt një figure publike.

“Gjykata tha se paditësja ka bërë  një padi për shpifje,” thotë Burrell. “Gjykata i beson pjesën më të madhe të personave kur ata dëgjojnë fjalë si ‘e degraduar’ që përshkruajnë një prostitutë. Nuk ka shpifje më të ulët se të quash një femër prostitutë.”

Melania hodhi Tarpley-n dhe Daily Mail në gjyq në dy seanca të ndryshme në Shtator me arsyen e publikimit të një historie që thoshte se Melania punonte për një agjenci mode ku modelet punonin dhe si prostituta, pra në një farë mënyre duke e trajtuar dhe atë si prostitutë.

Melania e ri-plotësoi një nga paditë e saj kundër Daily Mail në Nju Jork të hënën pasi gjyqtari e anuloi padinë në Maryland në sallën e gjyqit, raporton The Hill.

Procedura tjetër gjyqësore është ende në pritje për t’u zhvilluar në Britaninë e Madhe. Ajo përmban versionin e printuar dhe të publikuar të artikullit në fjalë.

/Veritas.com.al/