Presidenti Meta nuk e vonon asnjë minutë kundërpërgjigjen për SHBA-të. SHBA, me anë të një njoftimi për qytetarët në Tiranë, kërkoi që të ‘shmangggin mitingun politik’ të 2 marsit, sepse ‘në të kaluarën ka pasur dhunë’.

Menjëherë pas kësaj sfidon Meta dhje i thotë Amerikës se në mitingun e tij politik do të jenë ‘200 qytetarë amerikan’. Krahas kësaj ka nxjerr zëdhënësin të thotë se në 2 Mars, nuk do të ketë dhunë, madje-madje, përfaqësuesve të huaj do t’i dhurohet nga nje lule mimoze.

Meta siguron se nuk ka asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj.

Ai shprehet me bindje se këtij manifestimi do i bashkohen edhe mbi 200 shiptaro-amerikanë.

Për liritë dhe vlerat amerikane thotë Meta, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit ( ku nënkupton ambasadën e SHBA në Tiranë), kudo që ai të ndodhet.

“Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë!

Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe.

Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!

Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë.

Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00.

Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar.

Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë🇦🇱🇺🇸 që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së.

Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese!, shkruan Meta