Teksa krerët më të lartë të Bashkimit Europian do të mblidhen në Tiranë më 6 dhjetor, në këtë datë Sali Berisha do të dalë në protesta.

Sot ish-kryeministri ka mbledhur Kryesinë e PD dhe ka vendosur që më 6 dhjetor të mbahet një protesta tjetër para kryeministrisë, por në këtë datë do mbahet në Tiranë Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Kjo manovër dëshmon qartë se halli i Berishës nuk është me qeverinë, por me ndërkombëtarët. Prej disa ditësh ai po sulmon fort ambasadorët, sidomos të SHBA dhe Britanisë, teksa më 6 dhjetor do të mundohet të dërgojë mesazh se është ai lideri i opozitës.

Protesta e 12 nëntorit, duhet të vazhdohet me protesta të tjera, data 6 dhjetor mendoj unë është një rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij para përfaqësuesve më të lartë para gjithë botës. Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë”, pohoi Berisha.

Berisha tha se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrejnë  zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Europa vjen në Tiranë. Shqipëria duhet të vijë në Europë. Ky është koncepti im për të paraqitur problemet e tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore e dinjitoze duke garantuar asnjë lloj vështirësie veçse mikpritje për Samitin dhe krerëve të qeverive të BE, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë apo tryezë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plaçkitës. Të vërtetat e mëdha të kombit duhet të dalin një nga një”, tha Berisha.

Por thirrja e kësaj proteste tregon qartë se Berisha mbledh në tubim njerëzit për hallinë tij. Teksa justifikohet se protesta është kundër qeverisë, është e qartë se ai kërkon të japë mesazhe te të huajt. Asnjë ambasador i huaj nuk e njeh si lider të PD dhe Berisha do të dërgojë disa mesazh. Së pari kërkon të reagojë se ka mbështetjen e qytetarëve dhe duhet të njohin atë kryetar. Së dy duket se dhe kërcënon. BE kërkon që mamuthët e korrupsionit të jenë pas hekurave dhe Berisha po tenton të tregojë forcën. Nga ana tjetër tubimi vjen pak para gjyqit që do të mbahet në Apel. Berisha rrezikon të dalë “fishek” nga Selia dhe tani vetëm kërcënon.