Ministrat e qeverisë Britanike po përballen m,e pyetje në Parlament rreth dështimit të marrëveshjes së Brexit pas përplasjes me Partinë e Irlandës së Veriut, DUP.

DUP, mbështetja e gtë cilës në qeveri ka një votë kyç, tha se nuk do të pranonte një marrëveshje mbi kufijtë e Irlandës së Veriut që e trajtojnë ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar po kërkon autorizim nga Brukseli për të hapur bisedimet mbi tregun.

Sekretari i shtetit për Brexit, David Davis pritet që të përgjigjet në seancën urgjente të pyetjeve në parlament kërkuar nga Laburistët në Dhomën e Përfaqësuesve në ora 12:30 GMT.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.