( FOTO: Zoti David Davis u emërua ministër i Brexit në 2016)/

Kryeministre Britanike, Theresa May përballet me një krizë brenda kabinetit të saj. Kriza kulmon sot, ditë e Hënë, pasi ministri i Brexit, David Davis dha dorëheqjen për shkak të planit të May për të mbajtur lidhje të forta ekonomike me Bashkimin Europian, edhe pasi Britania të largohet nga blloku.

May do të flas para parlamentit sot pasdite për të shpjeguar propozimin e saj për Britaninë se si do të zbatojë rregullat e BE mbi mallrat pas Brexit- një kompromis i brishtë i arritur me minisrat e saj të zemëruar mbi kërkesat e partisë së saj për të eleminuar çarjet me Brukselin.

Në përgjigje të saj, zonja May tha se nuk pajtohet me dorëheqjen, por e falenderon ministrin Davis për punën që ka bërë.

Ministri më i ri, Steve Baker dha dorëheqjen menjëherë pas zotit Davis – ndërsa zonja May po përgatitet për t’u përballur në Palamentin.

Veritas.com.al/