Koment/

Monika Kryemadhi ka shpërndarë edhe njëherë mesazhin që dha dy ditë më parë në Konventën e LSI-së në Tiranë.

Javët dhe muajt i duken sio orë që po kalojnë me afrimin e hetimeve të SPAK, dhe bën thirrje ‘ky të jetë viti i rezistencës’. Ndjesitë personale, kryetarja e LSI i mbështjell me filozofinë e Partisë së saj familjare, LSI

Familja Meta, njëra politikane dhe pronare e partisë dhe tjetri president i republikës, po ndjehen të trembur dhe të rrezikuar nga ligji, për shkak se mbarë publiku flet për korrupsion të madh të tyre. Ish presidenti i republikës, Berisha, ka bërë akuza edhe për vrasje ndaj tyre, se Meta ‘ka vrarë dhe ka fshehur varre prapa Dajtit’.

Kryetarja e LSI shprehet se ky do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së opozitës që përballë ka hajdutët e votave, tradhtarët dhe krimin e rilindjes.

Ajo thotë se është e bindur që opozita do të fitojë pasi është shumicë absolute tashmë. Me ‘opozitë’ politike zonja Kryemadhi mbështjell interesat familjare.

Por me sa duket, kësaj here, në marshimin e dhunshëm kundër Parlamentit, qeverisë dhe qytetarëve të Tiranës, ata nuk e kanë me vete Partinë Demokratike.

Veritas.com.al