Pas kaq ditëve me diell, që herë themi ‘sa vapë’ e herë ‘ftohte sot’, më në fund dimri ‘mori vendimin’ të vijë. Sot nisin reshje bore dhe shiu në zonat lindore dhe veriore të vendit- sipas sinoptikanëve.

Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet kthjellim i vijës bregdetare. Pasdite shtrihen kthjellimet edhe në ultësirën perëndimore, por veriu dhe zonat lindore mbeten me vranësira të dendura duke rrezikuar reshje të pakta, të izoluara shiu e dëbore.

Edhe mbrëmja dhe nata, vijon në të njëjtat kushte të motit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore./Sipas Meteoalb.