Është grabitur depoja e armëve në Pashaliman. Nga raportimet e para thuhet se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi  vjedhja. Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë

Armët kanë qenë në një kasafortë, e cila është hapur me forcë. Aty panë që mungonin 3 armë. Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Po ashtu behet e ditur se ka nisur ndjekja penale per 5 ushtarake. Mes të tjerash Shtabi pohon se papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.