Shpallja e listës së të arrestuarve dhe atyre në kërkim si përgjegjës për viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Durrës, nuk kishte si të mbetej pa “atletët” e korrupsionit, përfaqësuesit e LSI.

Mes personave që janë në kërkim janë dy ish kandidatët për deputetë të LSI. Bëhet fjalë për pronarin e “Vila Palma” Arben Qato si dhe ish drejtorin e ALUIZN-it në Durrës Flamur Gjuzi.

Të dy, si Gjuzi dhe Qato kanë qenë ish-kandidatë për deputetë të LSI në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare 2017, dhe janë prezantuar nga vetë liderja e deleguar Monika Kryemadhi.

Sipas prokurorisë ata kanë konsumuar veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”,etj.

Organi i akuzës konkludon se pasojat e tërmetit, kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Po e vëmë theksin tek i “madhi” Flamur Gjuzi, “babai dhe nëna” e korrupsionit në qarkun e Durrësit si ish kreu i ALUIZN-it, i cili ka rritur deri atje sa të legalizojë pallatin me shtesa katesh pa iu hedhur ende themelet, duke shënuar dhe rekorde në këtë drejtim.

Dhe në këtë maskarallëk me banesat në Durrës të Flamur Gjuzit ka pasur pjesën e vet, madje atë të “luanit” familja Meta-Monika, që nuk të emëronte në asnjë detyrë pa hedhur “kontribute”, shkruan ‘Pamfleti’.

Flamur Gjuzi i shpëtoi për një fije plumbit në vitin 2016, për shkak të pazareve me legalizimet, nën hundën e Artan Lames, duke u mjaftuar vetëm me një plagosje dhe policia e drejtësia e mbyllën me shpejtësi skandalin, sipas Pamfletit.

Kjo nuk e pengoi Monikën e Ilirin që ta kandidonin për deputet në qarkun e Durrësit, pasi Gjuzi e kishte bërë pagesën muaj për muaj në “arkën” e familjes, të “instaluar” në Vilën e Lalzit.i