Njëzet persona, duke përfshirë studiues dhe priftërinj, kanë akuzuar Papa Franceskun për herezi permes një letre. Raporti me Islamin dhe doktrina e familjes midis çështjeve të diskutuara

Koment: Il Giornale/

Ndërsa Papa Françesku është i angazhuar në fazën përfundimtare të reformës së Kushtetutës Apostolike, kanë ardhur akuza të reja për herezi.

Këtë herë, sipas asaj që raportohet në Lifesitenews, janë njëzet persona, duke përfshirë priftërinj dhe studiues. Të njëjtët që kanë zgjedhur për të proceduar në një drejtim që, pak, në këto gjashtë vjet të papatit te argjentinasit, kemi mësuar ta njohim. Në fakt, mjeti i zgjedhur është gjithmonë i njëjtë: një letër. Rreshtat e para që burimi i cituar sjell janë të gjitha një program: “Marrim këtë masë – lexohet – si mjet i fundit për t’iu përgjigjur dëmeve të akumuluara të shkaktuara nga fjalët dhe veprimet e Papa Françeskut për disa vjet, që i dhanë origjine njërës prej më të këqijave kriza në historinë e Kishës Katolike “.

Ky rrezikon të jete episodi i tretë, në mënyrë kronologjike, që provokoi një ndjesi të veçantë në mjediset e Vatikanit dhe jo. Te paret që bënë pyetje ishin kardinalët e pesë dyshimeve ne Amoris Laetitia, pra ndaj hapjes doktrinale lidhur me dhënien e një sakramenti të divorcuarve të rimartuar. Pastaj ishte radha e Revizionit doktrinor. Me pak fjalë, Ati i Shenjtë duhet të na kishte bërë kallo. Këtë herë, për të nenshkruar tekstin, duket se janë mbi të gjithë njerëz te kulturës. Duke përmendur atë që mësohet gjithmonë në Lifesitenews, ka lajme se të nënshkruarit, ndër të tjera, janë personalitete të tilla si: “At Thomas Crean, Fr. John Hunwicke, Profesor John Rist, Dr. Anna Silvas, Profesor Claudio Pierantoni, Dr. Peter Kwasniewski dhe Dr. John Lamont “.

Duket se është braktisur tregimi i gabimit të mundshëm. Bergoglio me pak fjalë, do gabonte, po, por me dije. Por cilat janë akuzat që bëhen? Para së gjithash, ka një rritje të dozës, si të thuash, mbi betimin solemn apostolik të cituar, atë që ishte e  interesuar nga pyetjet e Caffarra, Meisner, Burke dhe Brandmueller, por ka edhe një kritikë që i referohet faktit se Jorge Mario Bergoglio do të kishte tendencë të barazonte rrëfimet fetare, kur behet fjale për shembull, për të dialoguar me Islamin.

Shtrembërimi i pjesshëm i doktrinës mbi familjen dhe atribuimi i barabartë hierarkik që iu është dhënë besimeve të tjera fetare, me përulje konsekuente të supremacisë së krishterimit, përbëjnë bazën e këtyre ankesave. Pastaj ka një kuriozitet ,madje politik, që ka te beje nga afër me Belpaese-n. Në listën e laikëve dhe klerikëve të konsideruar afër pozicioneve të Papës argjentinas, pra, me sa duket ne gabim ose jashtë katolicizmit tout court , sipas mendimit te atyre që e kanë hartuar listën, ne portalin pro life  vihet emri i Emma Boninos, që Papa Françesku e ka përkufizuar si një nga “të mëdhenjtë e Italisë”.

Ka, nga ana tjetër, një “faleminderit” për ata që në vitet e fundit janë quajtur “tradicionalistë”. Ata klerikë që, për ata që kanë nënshkruar njëzet faqet në fjalë, kanë mbrojtur dhe garantuar vazhdimësinë e doktrinës dhe traditës. Megjithatë, hapja e një procedure të brendshme për herezi, është një çështje komplekse dhe sigurisht nuk i përket nënshkruesve. Ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe e shkruajnë, por është të paktën e treta herë që, në një mënyrë pak a shumë indirekte, Papa vihet në dyshim nga grupe te përbëra nga katolikë për gabime doktrinale të dyshuara. Në disa raste, të tilla propozime do te hynin në rastin konkret të herezisë.

Veritas.com.al/