Dy nga kanalet televizive më të njohura në vend, Top Channel dhe Klan, janë përfshirë në një garë cili do të transmetojë më shumë prova të filmuara se si u blenë votat në Dibër. Në Dibër u zhvilluan zgjedhje të pjesshme dhe  të parakohshme për kryetarin e Bashkisë, vendi i të cilit mbeti vakant pas një skandali seksual të ish- kryetarit të Bashkisë.

Zgjedhjet e të dielës i fitoi koalicioni i Majtë, i kryesuar nga Socalistët e alternuar në Rilindja. Por rezultati (mbi 4000 vota më shumë se koalicioni i Djathtë) nuk pritej as nga vetë fitimtarët. Tani po flitet se Partia Socialiste ka kuptuar gabimin që “vodhi më shumë se duhet”.

Nga shumë anë po vijnë prova se votatjanë blerë me lëmosha për të varfërit, si psh., thasë me miell për bukë, ose edhe pak lekë, deri 2 mijë lëk për një votë. Votuesit kanë shitur jo veç votën e tyre individuale, por edhe votat e pjesëtarëve të familjes.

Gjithashtu anëtarët e Partisë Socialiste në pushtet kanë fotografuar votën e tyre me qëllim që të bëhen të besueshëm pë të mos i larguar nga puna ku kanë zënë vend.

Dy emisionet investigative të Tv Klan dhe Top Chanel, përkatësisht emisionet “Stop” dhe “Fiks Fare”, po shfaqin filmimet e kryera gjatë blerejes së votave.

Me sa duket vjedhjet dhe shitje- blerjet kanë qenë aq të dendura, saqë janë filmuar lehtësisht edhe nga amatorët me telefona celular.

Po shkëpusim biseda të shkurtëra marrë nga regjistrimet me video:

Sekseri– A i more lekët? Do na e japësh votën?

Qytetari– Po po, po pse aq pak?

Sekseri- Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Rufës aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.

Qytetari– Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?

Sekseri- Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.

/ Veritas.com.al/