Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër Repsit në Mirditë.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht, ka mbetur vetëm pak nga skeleti metalik, si të mos kishte qenë kurrë autobus.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë ndonjë shkëndijë elektrike dhe moti shumë i nxehtë. Autobusi me turistë ishte i linjës Kosovë-Shqipëri.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.