Një nga ish- ministrat jetë gjatë të PD, Ritvan Bode, është hedhur jashtë PD gjatë zgjedhjeve parlamentare të kaluara. Ai ishte ministër i Financave në periudhat 1996- 98 dhe 2009- 2013. Por nuk u përfshi më në listat e kryetarit të ri Basha as si deputet dhe as si anëtar i forumeve të PD. Krahas Bodes, disa liderë dhe themelues të PD u lanë jashtë ‘shtëpisë’ së tyre.

Por oborri i shtetit duket se i ka vlerësuar. Një prej tyre, Bode, është propozuar nga kryeministri Rama si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar 3 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Janë tre emra të njohur, një prej tyre ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”. Bëhet fjalë për znj. Suela Popa, znj. Edlira Luci dhe z. Ridvan Bode.

Ata janë përzgjedhur nga një listë prej 38 aplikantësh. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Veritas.com.al/