(Foto: Arkimed Lushaj- Stresi)/

Tentativa për kapjen e këngëtarit Arkimed Lushaj, me emër arti “Stresi”, është bërë legjendë aq sa edhe ky mot i ftohtë dimri.  Arkimedi me levën e tij të “Arkimedit”, ka vënë në lëvizje gjithë Policinë e Shtetit në gjuajtje të tij. Asgjë tani nuk vlen sa kapja e Arkimedit për Policinë e Shtetit. As kapja e Escobarit të Ballkanit, as e kriminelëve vrasës profesionistë.

Policia e Shtetit ka dhënë urdhër në pikat kufitare që të rrisin vigjilencën për kapjen e Arkimed Lushaj (Stresi) në qoftë se ai shihet aty pari. Urdhri është bërë edhe më i nxehtë sidomos këto ditë të ftohta tmerrësisht kur në pikat e kalimit kufitar kalojnë veë zogj dhe pak njerëz.

Dje Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtë në banesën e Sali Lushaj- baba i Arkimedit (Stresi). Sali Lushaj është i akuzuar nga kryeministri Rama kur ishte piktor i lirë sikur e “ka gjakosur” dhe i ka “grisur këmishën” në një rrahje në lagje ku Rama mbeti i plagosur.

Ndërsa i bitri i Sali Lushaj, Stresi- këngëtar me shumë fansa, akuzohet se ka ngarë makinën pasi ka pirë alkool dhe se ka publikuar një video me armë.

/Veritas.com.al/