Frrok Çupi/

Kjo që po them ndodhi sot: Qeveria u krenua në Tiranë pse Këshilli i Europës ka njoftuar opinion pozitiv për negociatat me Shqipërinë. Qeveria vetëm u krenua pak, pjesën tjetër e la për spektaklin e mëvonshëm. Mes lajmit të ditës dhe spektaklit për nesër, qeveria ruajti hapësirën e shërbimit të Opozitës. Kryetari i PD, Basha, përmes një shpejtësie të dirigjuar, u nis drejt Europës, për tu lutur që të ‘na hapni negociatat, na jepni statusin’ për në BE.

Zoti Basha, në këto momente ndodhet në Gjermani ku ‘po bisedon’me politikanët gjermanë që ‘të mos i krijojnë pengesa qeverisë’- sipas njoftimeve nga zyra e PD, në opozitë…

Pyetja është: Vallë, a mund të jetë opozita ndryshe nga qeveria?!… Në fakt, pyetja po bëhet së prapthi; duhet pyetur: “a mund të jetë opozita njësoj si qeveria?”… Ky është, jo vetëm shtrembërimi, por vetë absurdi. Opozita nuk dallohet nga qeveria; bën të njëjtat akte që bën qeveria; ka të njëjtat ide me qeverinë dhe aplikon të njëjtat metoda….’Në gjuhën Angleze thuhet “in it’s shoes”.

Në një të folme të përditshme alias konsperacion, thuhet nëpër kafene se “opozita bashkëpunon me qeverinë”. Nuk është e njëjta gjë, Opozita nuk ‘bashkëpunon’, por bën atë që do qeveria.

A mund të ishte qëndrimi i Opozitës ndryshe nga qëndrimi i qeverisë, qoftë edhe mbi “”hapjen e negociatave”? E di se është një pyetje e vështirë për njerëzit e psikozës së turmave, për llumin dhe idiotët. Këta ‘të vrasin’po tú thuash “pa dale pak, të shikojmë çfarë është BE tani?,”po tu thuash “Sa na intereson shpejtimi çorrazi në këtë rrugë!?”… Jo, për këtë kategori nuk mund të pranohen fare pyetje, e jo më pyetje “pse të mos jetë opozita ndryshe edhe ndaj negociatave”, ose “në çfarë gjendjeje ndodhet sot BE?”. Për 50 vjet me radhë këta tipa të ‘vrisnin’për Stalinin, për Maon, për Ho-në dhe për Tenin…

Çfarë po bën Opozita duke i rënë në gjurmë fije për fije qeverisë?

Dëmin ndaj dinjitetit kombëtar:

Kombi ynë ka hyrë në rrugën moderne të të drejtave aty nga vitet ’90; dhe vetëm atëherë bota e qytetëruar ka kthyer sytë nga ne. Vlera e pluralizmit në politikë, në ide, në mendime, në arte dhe kulturë, u çmuan si një hap i madh përparimi kombëtar, aq më tepër që dalim nga errësira e gjatë e diktaturës. Tani që po mbushim dekadën e tretë, Opozita e bën ‘zero’ diferencën në mendim, në ide, në qëndrim, në pyetje… Ajo shuan pluralizmin para idesë më të rëndësishem politike euopianiste; as që bën diferencë sado minimale me maxhorancën.

Opozita po i jep ‘oksigjen’qeverisë:  ‘

Kryetari i PD në shtegtimin për të kërkuar ndihmë për qeverinë nëpër vendet e BE, është ndalur në kryeqytetin e një vendi që qeveriset nga të djathtët Demokristianë prej katër mandatesh parlamentare. PD sot u është lutur të djathtëve gjermanë që të pranojnë ‘majtistët shqiptarë’ ashtu siç janë, në gjirin e Europës, si liderë të Shqipërisë. Kjo është një katastrofë politike, një dëm shumë i madh për politikën e vendit. Nëse edhe në BE do të ‘kryesojë’ kombin tonë majtizmi i ardhur nga komunizmi më i egër në Europë, (me ndihmën e të djathtës) atëherë këtu mbyllet edhe një herë alternativa e djathtë si një fuqi e zhvilluar pas rënies së diktaturës komuniste. Pas kësaj që bëri kryetari i PD, me plot të drejtë maxhoranca majtiste do tí thotë kombit: ‘”A ju bëra anëtarë të BE?…  A ua plotësova ëndërrën?… Tani çfarë kërkoni, do tú qeveris edhe pesë dekada të tjera, mirë a keq- kjo nuk ka rëndësi”. Por ama me të drejtën e dhuruar nga Opozita e djathtë që thotë nëpër rrugë e nëpër sheshe se qeveria ‘’duhet larguar’’.

Me këtë që bën, opozita po i rrafshon vlerat tona sipas kutit të vet.

Bëhet fjalë për vlerat kombëtare. Kombi ynë kurrë nuk ka qenë aq i ‘rrafshët’ (si në trurin e idiotit) saqë të mos dijë ku nisin e ku mbarojnë vijat dalluese mes konservatorizmit dhe jo- konservatorëve; mes sovranitetit dhe telendisjes së individit, mes familjes dhe kufijve… Maxhoranca majtiste, më në fund ka marrë iniciativën ligjore për të legalizuar martesat brenda të njëjtës gjini; afrimi me BE i jep të drejtë iniciatorëve që martesën Gay ta bëjnë realitet një orë e më parë. Më në fund, në botë po zhvillohet një ndeshje mes konservatorëve populistë dhe libertarianëve të socializmit kaotik. Radhitja e opozitës në krahun e libertarianëve, e bën vendin tonë të mos ketë asnjë shenjë të risive që po zhvillohen në Perëndim

Opozita po i bën ‘gjëmën’ Eruopës:

Në cilin moment ka gënjyer Opozita: kur tha se në Shqipëri kemi “qeveri të drogës dhe krimit të organizuar”, apo kur i lutet Gjermanisë që të pranojë qeverinë e Shqipërisë?! Se po të jetë Shqipëria vend ku kultivohet droga dhe ku zhvillohet krimi, atëherë ky vend si mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian? Apo Opozita po fut në Europë ‘Kalin e Trojës’; nesër në mëngjes pas negociatave BE do të ketë në gji “Shqipërinë e Noriegës”, sipas opozitës.

Veritas.com.al/

 

 

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.