Partia Demokratike ka paraqitur në Polici dy kërkesa për leje për protestën e ditës së shtune në Tiranë.

Leja është kërkuar për një afat të pacaktuar ndërsa burimet bëjnë me dije se policia e shtetit do të ngrihet në gatishmëri që të premten mbrëma.

Rreth 2 mijë forca policore të drejtorive të Tiranës dhe rrethet do të angazhohen për të ruajtur rendin.  Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon në orën 09:00 se janë shtuar masat e sigurisë dhe janë ngritur shumë pika kontrolli në akset kryesore të hyrjes e daljet e kryeqytetit. Për të kontrolluar persona që mund të vijnë në Tiranë dhe të armatosur.

Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje kërkesës së PD se “protestë pa afat” nuk pranohet. Për faktin se ligji për tubimet parashikon që tubimet kanë orën e fillimit dhe të përfundimit. Policia e Tiranës në dy raste i ka kthyer që kërkesa e tyre nuk pranohet

Deri tani nuk është zbuluar asnjë skenar nga ana e liderëve të opozitës të cilët janë shumë të mbyllur sa i takon detajeve të protestës që do të nisë nga sheshi “Skënderbej”.

Opozita sot braktisi seancën dhe tha qartë se “s’ka çelje negociatash me këtë qeveri krimi” ndërsa kryeministri nga ana tjetër akuzoi se po tentohet të bllokohet procesi me këtë skenar bojkoti parlamentar e protestash.

Veritas.com.al/