Kosovë– Pas Zoran Zaev i cili ra pre e përgjimeve, në të njëjtën grackë ka rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. “France 24” shkruan se dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ishin të fundit që ranë pre e dy komedianëve rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Në prill ata mashtruan Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.”, shkruan “France 24”. Mësohet se numrin e Haradinajt ia ka dhënë Zaev komedianëve, të cilat nuk kanë nguruar të bisedojnë me kryeministrin e Kosovës në muajin prill.

Pas kësaj telefonate të rreme Haradinaj, përmes një shkrimi në Tëitter ka mbështetur Poroshenkon për president.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.