Ish-kryeministri Sali Berisha është  pyetur sonte në mbrëmje rreth deklaratës së ambasadës amerikane për protestën e shoqërisë civile për plehrat, në një program televiziv në Neës 24,  të cilën  ambasada ia faturoi opozitës Berisha tha se ajo ishte një deklaratë e papranueshme dhe duhet tërhequr.

“Të bëhet një ambnasasdë interprete e Edi Ramës është një gjë e rëndë. Ndodh që PD mbështet një kauzë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është që partitë të marrin kauzat e tyre. Protestuesit kanë reaguar dhe shpresoj që ambasada të ketë një reagim për këtë çështje” – tha Berisha.

Zoti Berisha, ish President i Republikës dhe ish- kryeministër, nisur nga një eksperiencë e gjatë dhe e guximshme politkani, ka mbartur mbi vete peshën e rëndë të sjelljeve të një ambasadori të SHBA, që askush nuk ka guxuar t’i thotë të vërtetat.

Rreth reagimit të ambasadorit Lu, ai ka thënë:

“Ishte një reagim si i shkruar në zyrat e PS-së. Sikur ta kishte shkruar vetë Gramoz Ruçi” – tha ai. I pyetur për marrëdhëniet e përgjithshme të Partisë Demokratike me ambasadorin Donald Lu dhe kritikat e tij të forta, Berisha tha “një ambasador nuk duhet të bëjë guvernatorin”.

“Gjëja më e rëndësishme e një ambasadori është të tentojë të bëjë guvernatorin. Gjëja më e parë është të mos e mendojë veten më shumë seç është. Vendet e lira janë vende të lira. E kanë të përcaktuar në thelbin e kushtetutes se tyre. Ambasadorët shprehin mendimet e qeverive të tyre. Edhe në momentet më delikate unë nuk jam për një lloj guvernatori. Unë jam që shteti ligjor kurrë nuk ndërtohet sa kohë të ketë ndikime guvernatoriale. Kjo ndodh kur ka një kryeministër pa personalitet dhe të kapur nga të gjitha anët. Rama citon ambasadorët për të shpëtuar nga mëkatet e veta. Unë nuk kam pranuar në asnjë mënyrë të diktohem. Ai është mekatar. Ai fsheh kanabisin, kokainën, korrupsionin. Si ambasadorë bëjnë vetëm politikën e vendeve të tyre. Si guvernatorë ata bëjnë ç’të duan” – tha Berisha.

Ambasadori  “është bërë palë- tha Berisha. Nuk ka asnjë deklaratë kundër qeverisë”.