Duke nënvizuar atë që është në lojë për ofertën e tij në Shtëpinë e Bardhë kur Michigani dhe pesë Shtete të tjera zhvillojnë kontestet për nominimin e Primareve Demokratike të Martën, senatori Bernie Sanders thekson se “kjo është një ditë shumë, shumë e rëndësishme në Michigan.”

Duke folur para më shumë se 10,000 njerëzve në një tubim në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor, senatori populist nga Vermonti të Dielën vuri në dukje se Michigani është”shteti më i rëndësishëm” që do të zhvilloje një kontest në 10 Mars, i cili është quajtur “mini Super Tuesday ‘ose “Super Tuesday 2.0”.

Me 125 delegatë të impenjuar në lojë, Michigani është çmimi më i madh midis gjashtë shteteve që zhvillojnë garat ditën e martë. Të tjerat janë Misuri, Mississippi, shteti i Uashingtonit, Idaho dhe Dakota e Veriut.

E marta ka dy synime kryesore për Joe Biden:te çimentoje statusin e kandidatit të parë dhe te mbaje momentumin e tij duke shkuar vetëm një javë pasi ringjalli ofertën e tij në Shtëpinë e Bardhë me një fitore të delegatëve në Super të Martën. Ish zëvendes presidenti ka kortexhuar votuesit Afrikano-Amerikanë të Michiganit së bashku me dy ish-rivalët kryesorë të zinj të 2020, Sens. Kamala Harris, D-Calif., dhe Cory Booker, D-N.J.

Për Sanders, ai duhet të tregojë se mund t’i kthejë gjërat mbrapsht në fushatën e tij pasi establishmenti Demokrat vazhdon të bashkohet pas Bidenit. E marta do të jetë një tjetër provë nëse Sanders mund të apelojë tek votuesit Afro-Amerikanë. Ditët e fundit, ai ka kundërshtuar paradën e zjarrtë të forcave Demokrate që rreshtohen prapa Bidenit duke siguruar mbeshtetjen e Rev. Jesse Jackson dhe dërguar Rep. Alexandria Ocasio-Cortez, D-N.Y.,për të bërë fushatë në emër të tij.

Veritas.com.al/