Është thelluar grindja diplomatike mes Francës dhe Italisë. Franca po ankohet për ‘sulme të pabaza dhe të çuditshme’ të pohuara nga liderët italian.

Franca ka tërhequr ambasadorin e vet në Itali për bisedime ditën e Enjte, duke thënë se situata është e ‘paprecedentë’ që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kjo erdhi pasi zëvendës- kryeministri i Italisë, Luigi Di Maio takoni protestuesit ‘jelek verdhët’ francez afër Parisit ditën e Marte.

Franca e paralajmëroi që të mos ndërhyjë në politikën e brendshme.

Marëdhëniet mes dy vendeve- të dyja themeluese të Bashkimit Europian- kanë qenë të tensionuara që kur populistët e Italisë të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe ata të partisë Lega të krahut të djathtë formuan qeverinë e koalicionit në qershor 2018.

Të dy vendet janë përplasur për një sërë çështjesh, duke përfshirë emigracionin.

Veritas.com.al/