Kodi më i saktë që mund të përdorej për dëmin dhe për ndëshkimin ndaj Policisë së Përmetit, Këlcyrës dhe Gjirokastrës, është ta quash ‘Vjosa’.

Në Vjosë, sapo hyri vjeshta, një kompani ‘e panjohur’ që më vonë doli se ishte “Harry Lena”, pasanik i ujërave të Jugut, ka nisur betonimin dhe devijimin e shtratit të lumit ‘ikonë’ të Jugut të vendit.

Policia e shtetit e rajonit Përmet, Këlcyrë dhe Gjirokastër, edhe pse e kanë konstatuar ‘krimin’, nuk e kanë ndaluar dhe as e kanë raportuar.  Në statusin e Policisë së shtetit kjo konsiderohet “fshehje e krimit”, ose “bashkëpunim me keqbërësin”, të cilat dënohen me ligj.

Sigurisht që fshehja e krimit në këtë rast nënkupton edhe afera korruptive mes biznesmenit dhe policisë.

Dëmi i shkaktuar ndaj interesave të publikut është shumë i madh.

Pas një analize të shkurtër të “veprimeve dhe mosveprimeve” të policisë së shtetit në parandalimin e krimit ekologjik dhe penal në lumin Vjosa, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka vendosur të ndëshkojë disa nga fajtorët kryesorë si bashkëpunëtorë në një vepër penale.

Tre prej tyre jo vetëm janë shkarkuar nga detyra, por edhe janë kallëzuar penalisht për veprën “shpërdorim detyre”. Këta janë:

Gazmen Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Përmet,  Edmond Anxhara- shef i komisariatit të Policisë Këlcyrë; Dashnor Jakupi- specialisti i Policisë i Zonës që bëri zbulimin e veprës p[or nuk e tregoi. I fundit ka marrë edhe masën e përjashtimit nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu, me masa ndëshkimore të vërejtjeve në detyrë janë dhënë edhe për zotin Koço Dafa- zëvendësdrejtor i policisë së Gjirokastrës; dhe për zotin Lorenc  Panganika- drejtor i policisë Vendore Gjirokastër.

Verritas.com.al/