Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo ka paralajmëruar për rreziqet që paraqiten nga Rusia dhe Kina dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të rritet dhe të përballet “sfidat e sotme”.

Gjatë një vizite në Berlin, zoti Pompeo tha se metodat e përdorura nga Kina për të ndrydhur popullin e vet mund të jetë ‘tmerrësisht e njohur’ nga Gjermanët e Lindjes.

Dhe ai akuzoi Rusinë për pushtimin e fqinjëve të saj dhe shtypjen e disidentëve.

Ai përqeshi komentet e bëra nga presidenti Francez, Emmanuel Macron, i cili tha kohët e fundit se NATO-s i ‘ka vdekur truri’.

Por zoti Pompeo iu tha reporterëve: “Shtatëdhjetë vjet… ajo ka nevojë të rritet dhe të përballet me realitetin e sotëm dhe me sfidat e sotme”.

“Nëse kombet besojnë se mund të arrijnë sigurinë pa furnizuar NATO-n me burimet e nevojshëm, nëse ata nuk realizojnë angazhimet e tyre, atëherë është rreziku që NATO të bëhet jo- efektive ose e vjetruar”.

VERITAS.COM.AL/