Pas mbërritjes së kërkesës për plotfuqishmëri në bisedime me Greqinë, nga ana e ministrit të Jashtëm, për Presidentin Ilir Meta, kanë nisur menjëherë kontaktet.

Burime nga Presidenca kanë konfirmuar se kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme ka mbërritur dje pasdite.

Menjëherë pas mbërritjes së kërkesës, sot në ora 8:00 në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka pritur ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar.

Pritet që Presidenti Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentët e tjerë këto 2 ditë e më pas të kthejë një përgjigje për ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Sot ka takuar ish- presidentët Bujar Nishani dhe Bamir Topi, me të cilët ka shkëmbyer konsulta mbi vendimin që do të marrë këto ditë.

Ky i fundit ka zhvilluar dy takime negociatash me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Në takimin e zhvilluar në Korçë, është arritur marrëveshja për faljen e detit nga Shqipëria, Greqisë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati e kanë pranuar se kanë lëshuar 22.1 kilometra vijë bregdetare.

Veritas.com.al/