Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme, Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni tani.

Ne do të jemi  shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështjet ekonomike.” shprehet Escobar.