(FOTO: Kreyetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, mes protestuesve)

Janë nisur nga Athina emigrantë shqiptarë për t’u bashkuar në protestën popullore të prirë nga opozita dhe që po vazhdon në “Çadrën e Lirisë” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Një pjesë e tyre kanë mbërritur, ndërsa të tjerë po udhëtojnë drejt Tiranës.

Nga qyteti i Shkodrës, ku nisën lëvizjet e para antikomuniste në vitin 1989 me rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin, janë nisur shumë të rinj dhe qytetarë të tjerë për t’u bashkuar në protestë. Këtë e bën me dije edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Pritej mbështetja e kësaj proteste nga “bastioni i djathtë”, kundër Ramës si Kryeministër i vendit, të cilin sipas qytetarëve shkodranë, e panë në Shkodër vetëm në ndonjë ndeshje futbolli dhe në deklaratat se “Shkodrës nuk i jep fonde qeveritare”.

Ky “marshim” përkon edhe me ardhjen e emigrantëve shqiptarë nga Athina për në protestë, e lajmëruar nga Lulzim Basha vetëm pak më parë në Facebook, bashkë me thirrjet se kjo protestë prek kauzën e gjithë shqiptarëve dhe se do të themelohet një Republikë e re.

/Veritas.com.al/