Përveç që komisioneri i BE, Johannes Hahn, duke u kthyer nga Shtetet e Bashkuara tha se ‘nuk përjashtohet shkëmbimi i territoreve’ mes Kosovës dhe Serbisë, edhe presidenti i Kosovës, Thaçi ka qenë në të njëjtën linjë gjatë një interviste të publikuar në gazetën londineze ‘The Guardian’.

Një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës përgjatë sipas linjës së marrëveshjes historike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, është akoma e mundur të arrihet në vitin 2019, pavarësisht qëndrimeve të ashpra gjatë muajve të fundit- tha presidenti i Kosovës, Thaçi.

Serbia ka refuzuar të njohë zyrtarisht Kosovën si një shtet të pavarur që nga formimi, kur krahina doli nga Serbia në vitin 2008, pas gati një dekadë nën administrimin ndërkombëtar si rezultat i luftës së përgjakshme në 1998-99.

Lufta la rreth 10,000 shqiptarë të vdekur para se fushata prej 78 ditë bombardimesh nga NATO, të përfundonte konfliktin. Qindra serb u vranë në sulme të ndërsjella, shkruan ‘The Guardian’.

“Ne duhet të ulemi, madje edhe me armiqtë tanë, por pa paragjykime, dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri- tjetrin”, tha Hashim Thaçi, presidenti Kosovar, për ‘The Guardian’ Para konferencës që do të mbahet në Berlin në 29 prill’.

Veritas.com.al/