Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ishte i vetmi vend që priste Donald Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara; duke akuzuar kandidaten e  Partisë Demokratike si “humbëse të keqe”, njofton Bloomberg.

Trump ka “gisht në pulsin e gjendjes së shoqërisë”, tha Putin në konferencën vjetore për mediat në Moskë. “Ai i gjykoi të gjitha rrugët, madje edhe kur askush nuk besonte se mund të fitonte; përveçteje dhe meje”- tha Putin duke shkaktuar duartrokitje në hollin e konferencës.

Demokratët që e kanë akuzuar Amerikën se ka ndihmuar për t’i grabitur fitoren Hillary Clinton përmes hakerimit të fushatës së zgjedhjeve duke përkrahur Donald Trump “këta kërkojnë dië jashtë tyre për ta fajësuar” për humbjen- tha Putin. Partia Demokratike ishte gjithashtu e humbur në zgjedhje për Senatin dhe Kongresin- tha lideri rus, duke bërë një ekuivok: “Kjo është gjithashtu puna jonë, dhe puna ime”.

/Veritas.com.al/