Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, mësohet se kryeministri Rama ka falënderuar ministrin e Brendshëm dhe policinë për menaxhimin e protestës që sipas tij është gatuar për të nxitur dhune.

“Le ta përgëzojmë e falënderojmë te gjithë se bashku ministrin e brendshëm e përmes tij drejtuesit e punonjësit e Policisë se Shtetit, për menaxhimin e shkëlqyer te një proteste te gatuar për dhune e për destabilizim. Kush kërkoi dhune u përball me një model krejt te ndryshëm sjelljeje te pushtetit ndaj protestuesve, përkundër modelit kriminal te atyre qe dje vranë protestuesit, sot duan te vrasin shpresën europiane te shqiptareve”- ka thënë Rama.

Zoti Rama tha gjithashtu se opozita dështoi ne orvatjen e saj te dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh duke luajtur blofin para zgjedhjeve vendore.

“Opozita dështoi me sukses te plote ne orvatjen e saj të dëshpëruar dhe tani premton djegie mandatesh. Nëse djegia e mandateve nuk është një tjetër ballo me maska e Lulzim Bashes, pra një çadër ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do të jetë sidoqoftë e vështirë të realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di këtë, por luan blofin”- ka thënë Rama.

Kryeministri ka kërkuar që pavarësisht çfarë bën opozita, deputetët e mazhorancës duhet të ecin drejt dhe të organizohen për zgjedhjet vendore.

“Sidoqoftë ne do te ecim drejt, duke dëgjuar njerëzit, duke e përmirësuar çdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjëherë për zgjedhjet vendore. Hyjnë nuk hyjnë ata ne zgjedhje, (qe unë them qe do hyjnë pasi te bëjnë sikur nuk hyjnë deri ne minutën e fundit), ne duhet te fitojmë jo thjesht votat e shumicës, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa herën e shkuar”- ka thënë kryeministri Rama.

Veritas.com.al/