Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e vlerësoi atë për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin se hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.

“Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm.

 Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama.