Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë të drejtë sot apelit të delegacionit të BE-së për t’u ulur në tryezë dialogu me opozitën. Kryetari i qeverisë thotë se ka ende vend që të ulen bashkë me të drejta të barabarta e të diskutojnë për Reformën Zgjedhore e shumë çështje të tjëra.

Kryeministri Rama në Twitter:

‘Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë!

Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!’

Veritas.com.al/