Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se nëse nisin sulmet ajrore mbi Siri, atëherë kjo do të hapë luftën mes dy vendeve.

“Prioriteti imediat është të shmangim rrezikun e luftës”, tha ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara ditën e  Enjte.

Ai akuzoi Uashingtonin se ka vënë në rrezik paqen ndërkombëtare dhe tha se situata ëhstë “shumë e rrezikshme”.

Fuqitë Perëndimore  mendohet se janë duke u përgatitur për sulme, por Rusia- aleate e Sirisë, i kundërshton këto veprime.

“Ne nuk mund të përfshijmë ndonjë mundësi, fatkeqësisht”, tha zoti Nebenzia para reporterëve pas një takimi privat të Këshillit të sigurimit në New York.

Ai tha se është në rritje “rreziku i përshkallëzimit” për shkak të prezencës së ushtrisë Ruse në Siri.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.