Nga: Ylli Dylgjeri/

Diku në një nga qendrat e Berlinit, në mes të një piace historike ndodhet “Sheshi i Xhandarkës”. Historianet tregojnë se ky shesh ka shërbyer në fillimet e shekullit të shkuar si vendi ku bliheshin xhandarë nga autoritetet gjermane. Pra një treg Xhandarësh. Xhandarët bliheshin kryesisht nga Belgjika, vend i njohur për shkollat e policimit modern europian.

Mu kujtua ky Shesh sot kur dëgjoja një lajm se së fundi ne Tirane mbërriti edhe një kontigjent nga xhandarmeria franceze. Kështu bashke me oficeret federal amerikane, te FBI, policisë italian, Guardia di Financa etj, trupës investiguese policore iu shtua sot dhe xhandarmeria franceze. Tashmë bashke me strukturën policore shqiptare kemi edhe një trupe policore multinacionale ne funksion te luftës kundër krimit të organizuar apo Mafias shqiptare që vazhdon të trafikoje drogë, armë, te vrase me tritol, duke e mbajtur vendin serish ne panik dhe në fokus të agjencive prestigjioze te lajmeve. Thënë ndryshe, vendi sot është kthyer në një shesh xhandarësh që ende s’po vene ne zap krimin shumëdimensional.

Ndryshimi me “Sheshin e Xhandarkes” berlinez, te shekullit te kaluar, qëndron se xhandarët nuk po i blejmë me paratë e buxhetit. Europa serish po bën donacione, por tashme me Xhandarë. Një përpjekje e radhës për ta kontrolluar këtë vend te dobët, qe kërkon antarësimin drejt BE-së.

Veritas.com.al/