WASHINGTON (Reuters)- Shtetet e Bashkuara po përgatisin një “seri veprimesh” në ditët e ardhshme për të rritur presionin mbi qeverinë e Venezuelës, tha sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo për Fox News të premten.

“Do të shihni në ditët në vijim një seri veprimesh që do vazhdojnë të rrisin nivelin e presionit ne drejtim të udhëheqjes venezueliane, që po punon drejtpërdrejtë kundër interesit më të mirë të popullit venezuelian”, tha Pompeo. “Ne jemi të vendosur për të siguruar që populli venezuelian të thotë fjalën e tij.”

Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e veprimeve të planifikuara.

Ministria e Informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë kërkeses për koment.

Administrata Trump ka rritur në mënyrë të vazhdueshme sanksionet kundër zyrtarëve në qeverinë e majtë të presidentit Nicolas Maduro, duke e akuzuar atë për shtypjen e demokracisë duke burgosur udhëheqësit e opozitës.

Vitin e kaluar, Uashingtoni caktoi sanksione që ndalojnë tregtimin e borxhit të ri dhe kapitalit të emetuar nga qeveria venezueliane dhe kompania shtetërore e naftës PDVSA. Ajo ka vendosur disa raunde sanksionesh ndaj zyrtarëve qeveritarë, duke përfshirë edhe Maduron.

Ekonomia e Venezuelës ka rënë ne kolaps nën qeverisjen e Maduros, me një inflacion vjetor prej 200,000 për qind, dhe ushqimet bazë,dhe barnat gjithnjë e më vështirë për tu siguruar,gjë që ka çuar në emigrim masiv.

Paralajmërimi i Pompeos vjen përpara Asamblesë vjetore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme ku do te marin pjesë krerët e shteteve nga e gjithë bota. Maduro nuk ka marrë pjesë në takimet që nga viti 2015 dhe këtë javë tha se ai nuk mund të marrë pjesë në takim për shkak të preokupimeve rreth sigurisë së tij.

Në gusht, dy dronë shpërthyen gjatë një manifestimi në natyrë në Karakas ku Maduro po mbante një fjalim, duke plagosur shtatë ushtarë dhe duke çuar në arrestimin e mbi një duzinë të dyshuarish, duke përfshirë disa zyrtarë ushtarakë. Maduro e përshkroi atë si një tentative për vrasje.

Veritas.com.al/