(FOTO: Matteo Renzi i Italisë dhe Norbert Hofer i Austrisë)

Sot në mëngjes u hapen qendrat e votimit për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Austri dhe për referendumin në Itali. Të dy votimet po shikohen  si mundësi shumë të rëndësishme për partitë rebele kundër establishmentit në Europë, ku krahu i djathtë populist po i gëzohet shansit për  të zotëruar në vendet e tyre.

Të dy votimet, gjithashtu, kanë shkaktuar shqetësim të rëndësishëm në Bashkimin Europian, fati i të cilit varet nga këto zgjedhje- sipas Breitbart.

Në Itali, votuesit janë vënë para një pyetjeje të vetme, dhe një përgjigjeje të vetme: Po, ose Jo! Në serinë e disa ndryshimeve të komplikuara mbi kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese janë propozuar nga kryeministri Matteo Renzi, por plebishiti mund të shkojë më tej se vetë ndryshimet kushtetuese.

Për shumicën e italianëve kjo votë ka të bëjë me vetë Renzin, i cili do të jetë para dilemës të dorëhiqet apo jo nga posti i kryeministrit.

Rreziku për ndonjë destabilitet politik ka shkaktuar reagim të tregut para votimeve, me bursat që po luhaten dhe po fundosen dhe me rritjen e kostos së borxhit.

A do të detyrohet Renzi që të largohet nga posti me dështimin e referendumit? Pas kësaj, një fushatë e zgjedhjeve të përgjithshme mund të nxjerrin në krye Beppe Grillo-n dhe Lëvizjen Euroskeptike “Pesë Yjet”, e cila do të formojë qeverinë. Sondazhet e fundit në vend, si dhe fitorja e Grillo-s, mund ta çojë Italinë në një referendum tjetër- kësaj here për të qëndruar në BE apo për ta lënë atë.

Ndërkohë, në Austri, ngado që të shkojë vota, nuk ka shans që presidenti i ardhshëm të jetë nga partitë kryesore që e kanë kontrolluar politikën e Austrisë në dekada. Kjo u duk që në prill të këtij viti, kur në raundin e parë kur votuesit e lanë kandidatin e partive kryesore që kanë kontrolluar në dekada dhe votuan Norbert Hofer, euroskeptik dhe kundër emigracionit në masë.

Hofer ka premtuar se pas zgjedhjes si president do të shkojë menjëherë në referendum për të qëndruar apo jo në BE.

Rezultatet e para të zgjedhjeve në Austri priten rreth orës 18.00 GMT, me rezultate paraprake në mbrëmje. Ndërsa rezultatet e do të shpallen të Hënën. Rezultatet për Italinë pritet të jepen të Hënën.

/ Veritas.com.al/