Sa ndikim kanë marrdhëniet me familjarët në vogëli? A janë ato një shembull që ndjekin fëmijët kur rriten? Ja se çfarë thotë psikologe Orjola Plaku:

 

Lidhja emocionale që krijojmë me prindërit që në moshën e hershme ndikon fuqishëm në përzgjdhjen e partnerit dhe mbarëvatjen e marrëdhënies në çift më pas. Kjo është një arsye që njohja e modelit të atashimit ndihmon në ecurinë dhe sigurinë e marrëdhënies me partnerin. Njohja e modelit të atashimit do të ndihmoj të njohim pikat e forta dhe
vulnerabilitetin e marrëdhënies.
Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se modeli ynë i atashimit influencon në mënyrën se si ne i përgjigjemi dhe përmbushim nevojat tona dhe çfarë ne bëjmë për të arritur këto nevoja. Kur egziston një lidhje e sigurtë emocionale(atashim) një person i sigurtë e ka shumë të thjeshtë për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe për t’iu përgjigjur nevojave të partnerit tjetër. Egzistojnë tre lloje modele atashimitë cilat janë:atashimi i sigurtë/ankthioz apo shmangës. Duke analizuar këtë të dytin rezulton se një individ me model atashimi ankthioz do të përjetojë nivele të larta të ankthit në marrëdhënie me partnerin. Mungesa e sigurisë tek vetja do të reflektoj në marrëdhënien me palën tjetër. Ndenjat e pasigurisë do të dominojnë fuqishëm dhe kjo do e bëjë një marrëdhënie frustruese që mund të shkoj edhe drejt një fundi. Nevoja e qëndrimit në çdo moment me partnerin do të udheheqë vetëm nevojën per të përmbushur veten. Shpeshherë për të përmbushur perceptimin vetjak këta individë do të priren të gjejnë dikë që do të i izoluar dhe do të ketë të vështirë të krijoj një lidhje të sigurtë pasi posesiviteti do të jetë faktor determinant. Studime të shumta sjellin se marrëdhëniet e sigurta ndikojnë dukshëm në nivelin e kënaqësisë që kanë gjatë marrëdhënies. Individët të cilët shfaqin model atashimi të sigurtë janë më të prirur të jenë mbështetës dhe suportues ndaj partnerit kur ka situata stresuese. Ndërsa një me individ me atashim të pasigurtë do të shfaq
gjatë gjithë kohës me partnerin stuhi emocionale dhe marrëdhënia edhe mund të agravohet. Duke u nisur sa më sipër rezulton se është e nevojshme që të kërkohet ndihma e një specialisti pasi mund të modifikohet modeli i atashimit dhe duke ndihmuar veten të priren drejt një marrëdhënie sa më të shëndetshme.