Koment: Veritas/

Nëse arrestimet e fundit në kupolën e politikës po bëhen për arsye se “nuk kemi ç’bëjmë!”, atëherë kjo mund të quhet një ‘flluskë’.

‘Nuk kemi ç’bëjmë’ ka kuptimin që partia ose shefat e qeverisë të thonë se ‘arrestimet i bënë të huajt, ne nuk kishim mundësi t’ shpëtonim’. Po të jetë kështu, atëherë lufta kundër krimit ka falimentuar.

Dje në mbrëmje janë arrestuar disa emra të njohur në Kuvend, në politikë ose në administratën e lartë të shtetit.

Është arrestuar Arben Ndoka, një nga ‘xhevahiret’ e Partisë Socialiste, deputet dhe jo- deputet, por në çdo moment njeriu më influent në Veri (sidomos në Lezhë e Kurbin). Edhe kur ishte nën sulmet e opozitës dhe të mediave për përzierje në krim, Noka udhëhhiqte punët e Partisë Socialiste, megjithëse pa asnjë post zyrtarisht.

U arrestua në ato orë edhe ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko. Edhe ai ishte shumë i rëndësishëm për kupolën. Në momente të caktuara i janë besuar misione shumë të rëndësishëm si Komandant i Gardës së Republikës, etj. Edhe zoti Çuko u kap në krim, madje në një krim akoma më të rëndë sepse përkëdheli një krim të rëndë dhe privilegjoi autorin e tij duke e transferuar nga burgu.

Në të njëjtën ditë janë arrestuar edhe 27 persona të dyshuar për krimin e  korrupsionit ose shkelje ë tjera të ligjit.

Impakti që ka krijuar ‘lufta kundër krimit’ në publik, ka lënë impresionon se kjo mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e ‘të huajve’ duke nënkuptuar amerikanët, gjermanët ose britanikët. Prandaj edhe situata se ‘nuk kemi çfarë bëjmë’ lidhet me pjesëmarrjen e të huajve në zbulimin dhe luftën kundër krimit.

Para pak ditësh, vendin tonë e vizitoi Drejtori i përgjithshëm i Policisë i Gjermanisë, i cili, në prani të ministrit të Brendshëm Xhafaj tha se ‘do të kemi lajme’… Mund të jetë pikërisht rooli zbulues dhe vendimi i palës gjermane për të dënuar krimin e këtyre personave të veshur me pushtet.

Por nëse do të vazhdojë situata që ‘partia’ të kursejë krimin e anëtarëve të vet, atëherë lufta kundër krimit nuk arrin sukës, pavarësisht nga kontributi i të huajve…

Prandaj edhe arrestimet e djeshme nuk mund të thuash se vërtet krijuan një stinë, aq më pak një vit me katër stinë ‘kundër krimit’. Megjithatë është një nisje që duhet parë.

Veritas.com.al/