Kreu i qeverisë Italiane, Mario Draghi gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet në Romë për vizitë zyrtare ripërsëriti se do ta mbështesë Shqipërinë në çdo centimetër të politikës së saj të jashtme.

“Sipërmarrjet italianë në Shqipëri janë me mijëra me pronësi italiane apo të përbashkët. Në këtë sektor ka bashkëpunim me Shqipërinë. Bashkëpunimi do bëhet edhe në rrafshin e bujqësisë, investimeve, turizmit. Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë në çdo centimetër në politikës së saj të jashtme. Sa i përket hyrjes në BE, Italia ndjek nga afër dhe përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me vendet e BE-së. Procesi i hyrjes s’do të ndodhte vetëm por edhe me hyrjen e vendeve të Ballkanit. Ka nisma të ndryshme ku të dyja vendet do të punojnë në mënyrë të veçantë, pasdite Rama do të firmosë marrëveshjen për të marrë pjesë në Komitetin Ekonomik të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë. Me pak fjalë mund të them që Italia do të japë mbështetje të bindur dhe të plotë”, tha Draghi.