(FOTO: Poloni, mbërrijnë 80 tanke, 300 trupa dhe qindra maikna të blinduara amerikane)/

Rusia thotë se thënë se ardhjen e më shumë se 3,000 ushtarë amerikan në Poloni e shikon si një kërcënim për sigurinë.

Trupat janë pjesë e përgjigjes së presidentit Barack Obama për të siguruar aleatët e NATO-s rreth një Rusia më agresive.

Kjo është përforcimi më i madh i Shteteve të Bashkuara në Europë prej disa dekadash.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin,  Dmitry Peskov i tha BBC se kjo lëvizje “kërcënon interesat dhe sigurinë tonë”.

“Është vend i tretë që po ngre prezencën ushtarake në kufijtë tanë të Europës”- tha ai. “madje nuk është as vend Europian”.

Zëvendës ministri i Jashtëm, Alexei Mechkov e quajti vendosjen e trupave ‘një faktor destabiliteti për sigurinë në Europë”.

Nënsekretari i Shtetit për Mbrojtjen në Poloni, Tomasz Szatkoëski, tha se lëvizja e trupave ishte e domosdoshme  për shkak të “stërvitjeve të gjëra” Ruse  në  kufi dhe “veprimeve të saj agresive në afërsi me ne- që do të thotë me Ukrainën dhe Krimenë e aneksuar ilegalisht”.

Më2 shumë se 80 tanke dhe qindra kamionë të blinduar kanë arritur në Gjermani dhe po lëvizin në drejtim të Europës Lindore me rrugë automobilistike dhe me hekurudha.

Plani kryhet mbi bazën e një rotacioni në nëntë muaj. Shtete të tjera që janë të angazhuara në rotacion janë Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

Mbërritja e forcave ushtarake gjermane në Europën Lindore vjen vetëm pak ditë para Inaugurimit të Donald Trump, i cili ka sinjalizuar se do që të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

I emëruari i Trump për sekretar të Mbrojtjes, Gen James Mattis – do të jetë sot në seancë pyetjesh në Senat dhe do të pyetet edhe për qëndrimin e administratës së re ndaj Rusisë.

/Veritas.com.al/

U.S. tanks, trucks and other military equipment, which arrived by ship, are unloaded in the harbour of Bremerhaven, Germany January 8, 2017