Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë para pak kohe, rreth ores 17: 35. Sipas informacioneve të para, tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Laçit deri në Kukës.

Shkalla e lëkundjeve nga tërmeti ishte rreth 6 ballë, me thellësi 10 kilometra sipas Qendrës Europiane Sizmologjike. Epiqendra e tërmetit ishte në verilindje të Tiranës dhe 9 kilometra në lindje të qytetit të Burrelit.

Për disa sekonda lëkundjet u ndjenë të forta  në të gjithë kryeqytetin.

Termeti eshte ndjere edhe ne Kosove, Maqedoni, Bosnje- Hercegovine dhe Mal i Zi.

Veritas.com.al